Touareg, SUV-i më i madh i Volkswagenit në Evropë, do të tërhiqet nga tregu vitin e ardhshëm, pas gati 25 vitesh prodhimi dhe tre gjeneratash.
Ky model ndan platformën me Porsche Cayenne. Por ndërsa Cayenne-i i ri elektrik i cili pritet të prezantohet këtë dimër do të përdorë platformën PPE (të njëjtën që përdoret në Macan Electric, Audi A6 dhe Q6 e-tron), Touareg-u nuk pritet të ketë version të ri para vitit 2029.
Për këtë arsye, gjenerata e ardhshme do të zhvillohet mbi platformën më moderne të Volkswagenit, të quajtur SSP.
ID. Touareg – modeli i parë me platformën SSP
Sipas gazetës gjermane Automobilwoche, ID. Touareg do të jetë modeli i parë i Volkswagenit që do të bazohet në këtë platformë të re.
Ky rol i ishte parashikuar ID. Roc-ut (version elektrik i T-Roc), por lansimi i tij, bashkë me atë të ID. Golf, është shtyrë deri në vitin 2030.
SUV-i i ri do të ketë arkitekturë zonale dhe softuer të zhvilluar nga Rivian, njësoj si modeli Scout SUV që Volkswagen po përgatit për tregun e Amerikës së Veriut.
Edhe pse platforma SSP është menduar për makina elektrike, ajo mundëson nstalimin e një motori benzine për të zgjatur autonominë e automjetit. /A.Z/UBT News/