Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen Group (VW) njoftoi të martën përmes një deklarate se nuk ka shenja të shkeljeve të të drejtave të njeriut në fabrikën e tij në rajonin perëndimor të Kinës, Xinjiang.
Qeveria kineze është akuzuar për përfshirje në shkelje të të drejtave të njeriut kundër popullsisë myslimane ujgure në Xinjiang që nga vitet 2000, sikurse puna e detyruar në kampet e paraburgimit.
OKB-ja ka thënë se akuzat mund të përbëjnë krime kundër njerëzimit, por Kina i ka mohuar të gjitha pretendimet.
“Sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm për raportet kritike, ne e marrim këtë shumë seriozisht”, tha kreu i operacioneve të VW në Kinë, Ralf Brandstätter.
“Por ne nuk kemi asnjë provë për shkelje të të drejtave të njeriut në këtë fabrikë – kjo nuk ka ndryshuar pas vizitës sime”, shtoi ai.
Ai udhëtoi në fabrikën e kompanisë në qytetin e Urumqit në mes të shkurtit për një inspektim.
“Unë mund të flasë me njerëzit dhe të nxjerrë përfundimet e mia. Mund të verifikojë faktet, dhe këtë e bëra. Nuk gjeta asnjë kontradiktë”, tha Brandstätter.
Sipas tij, VW do të vazhdojë të monitorojë situatën./UBTNews/