Volkswagen po e shqyrton mundësinë e mbylljes së fabrikave në Gjermani për herë të parë në historinë e tij 87-vjeçare, derisa po përpiqet të thellojë uljet e kostove mes konkurrencës në rritje nga prodhuesit e automjeteve elektrike të Kinës.
Prodhuesi gjerman i automjeteve përmes një deklarate tha të hënën se nuk mund të përjashtojë mbylljen e fabrikës në vendin e saj.
“Industria evropiane e automobilave është në një situatë shumë kërkuese dhe serioze”, tha CEO i Volkswagen Group, Oliver Blume. “Mjedisi ekonomik u bë edhe më i ashpër dhe konkurrentë të rinj po hyjnë në tregun evropian. Gjermania në veçanti si një vend prodhimi po mbetet më mbrapa përsa i përket konkurrencës”.
Volkswagen, i cili nisi përpjekjet për uljen e kostove prej 10 miliardë euro (11.1 miliardë dollarë) në fund të vitit të kaluar, po humbet pjesën e tregut në Kinë, tregun e saj të vetëm më të madh. Në gjysmën e parë të vitit, dërgesat për klientët në Kinë ranë 7% në të njëjtën periudhë të vitit 2023. Fitimi operativ i grupit ra 11.4% në 10.1 miliardë euro (11.2 miliardë dollarë)./UBTNews/