Gjiganti gjerman i makinave, Volkswagen, ka mohuar raportimet se po planifikon të pushojë nga puna deri në 30 mijë punonjës.
“Ne nuk e konfirmojmë këtë shifër”, u citua të ketë thënë një zëdhënëse e Volkswagenit, pas raporteve për shkurtimet e propozuara të vendeve të punës në revistën gjermane Manager Magazin.
“Një gjë është e qartë”, tha ajo, “Volkswagen duhet të reduktojë kostot në vendndodhjet gjermane. Kjo është mënyra e vetme që marka mund të fitojë para të mjaftueshme për investimet e ardhshme”.
“Si do ta arrijmë këtë qëllim së bashku me përfaqësuesit e punonjësve është pjesë e bisedimeve të ardhshme”, tha ajo, duke shtuar se VW nuk mund të konfirmojë shifrën e përmendur./UBTNews/