UBT News

Volkswagen Lupo rikthehet në rrugë, tani si model elektrik

Volkswagen po planifikon të rikthejë një emër të njohur në segmentin e makinave të qytetit me modelin e ri elektrik, duke u përpjekur të konkurrojë me markat kineze.

Zyrtari i kompanisë, Kai Grünitz, theksoi se është thelbësore të ofrohet një makinë fillestare e përballueshme, nën 20,000 euro, për të tërhequr shoferët e rinj që sapo kanë marrë patentën. Sipas tij, nëse Volkswagen nuk vepron, klientët mund të kalojnë tek markat kineze.

Ai gjithashtu sqaroi se segmenti i makinave të qytetit nuk është aq i madh sa për të justifikuar përdorimin e markave tjera të Grupit Volkswagen si Seat, Škoda apo Cupra. Për këtë arsye, makina e re do të vijë nën markën Volkswagen, duke ruajtur identitetin e kompanisë.

Modeli i ri, i njohur aktualisht si ID.1, mund të rikthehet në prodhim me emrin ID.Lupo – një emër që nuk është përdorur për 20 vjet dhe që dikur ishte shumë popullor për shkak të madhësisë dhe praktikitetit të tij në qytet.

Ky hap shihet si lëvizje e zgjuar marketingu, duke sjellë nostalgji te klientët e vjetër dhe duke tërhequr klientët e rinj drejt Volkswagen. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version