Ju e dini se kohët janë të vështira në industrinë e automobilave kur edhe një kompani si Volkswagen duhet të krijojë aleanca për të sjellë një produkt të ri në treg.
Gjenerata e dytë Amarok është në thelb një Ford Ranger i ripërpunuar, përcjell Telegrafi.
Në vend që të bashkëpunojë me Ford edhe një herë, VW do t’i japë modelit të ri “një shtytje kineze”.
Marcellus Puig, CEO i VW Argentina, tha se kamionçina do të vinte në jetë me ndihmën e SAIC Group.
Projekti do të kërkojë një investim prej 580 milionë dollarësh për të ndërtuar kamionçinën në Argjentinë nga viti 2027.