UBT News

Volkswagen Amarok përkohësisht pa versione elektrike

Volkswagen ka vendosur që për momentin të mos zhvillojë versione elektrike apo hibride të modelit global Amarok, duke vazhduar me motorë tradicionalë nafte dhe benzine.

Ndryshe nga varianti për tregun e Amerikës së Jugut, Amarok global ndërtohet mbi të njëjtën platformë si Ford Ranger.

Edhe pse Ford tashmë ofron një version plug-in hibrid me motor 2.3 litra turbo dhe bateri 11.8 kWh, Volkswagen ka zgjedhur të mos ndjekë të njëjtën strategji.

Sipas portalit CarExpert, drejtori i markës, Nathan Johnson, ka bërë të ditur se CEO i Volkswagen, Stefan Mecha, ka konfirmuar që projektet për versionet Amarok PHEV dhe BEV “nuk janë më në plan për këtë gjeneratë”.

Megjithatë, kompania nuk e përjashton mundësinë që gjenerata e ardhshme e Amarok të jetë e elektrifikuar, në varësi të zhvillimeve të tregut dhe kërkesës për modele me energji alternative.

Ndërkohë, në Amerikën e Jugut, Volkswagen po përgatit një Amarok hibrid të ri, i cili pritet të lansohet në vitin 2027. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version