UBT News

Volker Turk: Ndryshimet klimatike parashikojnë të ardhmen të tmerrshme

Volker Turk kritikoi liderët botërorë se po mendojnë vetëm për zgjidhje afatshkurtëra ndërsa përballen me krizën klimatike.

Turk tha se ngjarjet ekstreme të motit po zhduknin të korrat, tufat dhe ekosistemet, duke e bërë të pamundur që komunitetet të rindërtoheshin dhe të mbështeteshin.

“Më shumë se 828 milionë njerëz u përballën me urinë në vitin 2021. Dhe ndryshimet klimatike parashikohet të vendosin deri në 80 milionë njerëz më shumë në rrezik nga uria deri në mesin e këtij shekulli”, tha Turk.

“Mjedisi ynë po digjet. Po shkrihet. Po përmbytet. Po shterohet. Po thahet. Po vdes”, tha ai, duke evokuar një “të ardhme distopike”.

“Trajtimi i ndryshimeve klimatike është një çështje e të drejtave të njeriut… ka ende kohë për të vepruar. Por koha është tani”, tha ai.

Marrëveshja e Parisit e 2015-ës bëri që vendet të binin dakord për të kufizuar ngrohjen globale në “shumë nën” dy gradë Celsius mbi nivelet mesatare të matura midis 1850 dhe 1900 — dhe 1.5 C nëse është e mundur. Temperatura mesatare globale në vitin 2022 ishte 1.15C mbi mesataren e viteve 1850-1900.

Sipas tendencave aktuale të politikave, planeti do të jetë 2.8 gradë Celsius më i ngrohtë deri në fund të shekullit, sipas panelit këshillues të OKB-së për shkencën e klimës IPCC.

“Ne nuk duhet t’ua ofrojmë këtë të ardhme urie dhe vuajtje fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. Dhe nuk kemi pse ta bëjmë”, tha Volk.

“Ne, brezi me mjetet më të fuqishme teknologjike në histori, kemi kapacitetin për ta ndryshuar atë”.

Sesioni i 53-të i Këshillit të të Drejtave të Njeriut zgjat deri më 14 korrik./UBTNews/

Exit mobile version