Policia e Kosovës ka njoftuar se katër ankues, shtetas të huaj kanë informuar se nga vetura e tyre janë vjedhur tre telefona mobil, një Llap Top dhe disa gjësende personale.
Njësiti policor ka arrit të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarin mashkull kosovar ndërsa gjësendet e vjedhura u janë kthyer ankueseve.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.