UBT News

Vodhi shtetasen e Zvicrës arrestohet nga policia

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi që dyshohet se ia kishte vjedhur çantën një shtetase zvicrane.

“Rr.Tirana,Gjakovë 03.08.2022-15:40.Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ia kishte vjedhur një çantë ankueses femër shtetase e Zvicrës. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version