Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit 30 ditë ndaj të pandehurit R.Gj., i cili gjendet në ndalim 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale vjedhje.
Sipas kërkesës së prokurorisë, më datë 31 tetor 2025, rreth orës 23:50, në Prizren, në rrugën “William Wolker”, saktësisht në banesën e të dëmtuarës V.K., i pandehuri R.GJ., pasi që kishte njohuri më herët se e dëmtuara ishte jashtë shtetit, dhe se i kishte siguruar çelësat e derës së hyrjes së banesës, i pandehuri depërton brenda në banesë, e më pas bënë demolime në banesë dhe i merr para të gatshme rreth 3.000 euro, ari në vlerë rreth 15.000 euro, 8 çanta krahu të markave të ndryshme, në vlerë prej 3.000 euro, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes pa u vërejtur nga askush, me të cilat veprime të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm material në vlerë prej 21.000 euro.
R.GJ., mashkull 38-vjeçar nga Doblibari i Gjakovës, u arrestua dje nën dyshimet se ka kryer vjedhje të rëndë më 31 tetor 2025./KP
