Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar në Prizren për vjedhjen e 222 eurove nga një kuti me të holla, të cilat ishin të destinuara për aktivitete humanitare për shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.
Sipas njoftimit të PK-së, rastin e raportoi në Polici një punëtore e postës. Në lidhje më këtë rast, një qytetar në cilësinë e dëshmitarit duke e parë këtë dukuri, duke vepruar më përgjegjësi qytetare, ndaloi të dyshuarin dhe e informoi policinë mbi identitetin dhe vendndodhjen e të dyshuarit dhe policia e pati më të lehtë arrestimin e të dyshuarit.
“I dyshuari së bashku më dëshmitarin u dërgua në stacionin e policisë, dhe gjatë kontrollimit iu gjeten 222 (dyqind e njëzet e dy) euro, të vjedhura nga arka humanitare. Policia sekuestroi këto të holla në cilësinë e dëshmisë materiale. Ndërsa i dyshuari, K.P i lindur në vitin 1990 u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Për këtë rast u informua Prokurori i Shtetit, i cili lëshoi aktvendimi për ndalimin e të dyshimtit. Rasti është duke u hetuar./UBTNews