Një burrë është arrestuar mbrëmë në Podujevë, pasi ka kryer vjedhje në një lokal, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro.
Policia sot ka informuar se personi i dyshuar A.H, mashkull, 37-vjeç është dërguar në mbajtje.
“Mbrëmë nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Podujevë. Personi i dyshuar , i cili dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali , ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro, është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë”, është bërë e ditur nga PK.
Policia ka informuar se 37-vjeçari, për veprën “Vjedhje e rëndë” dhe disa vjedhje të tjera, që dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur.