Sot nga zyrtarët policorë të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë.
Personi dyshohet se gjatë natës së kaluar, me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë pije e cigare në vlerë rreth 400 euro.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, me vendim të prokurorit personi i dyshuar i mitur është dërguar në mbajtje.