Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi dyshohet se i njëjti kishte vjedhur një arkë të bamirësisë në një furrë buke. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 15 janar.
“Bazuar në deklarimin e ankuesit, sipas të cilit në arkë kishin qenë rreth 150 euro, hetuesit e Stacionit Policor në Gjakovë kanë filluar me hetime mbi bazën e dyshimit se ishte kryer vepra penale e vjedhjes. Si rezultat i hetimeve të zhvilluara janë siguruar prova dhe dëshmi të mjaftueshme mbi bazën e të cilave edhe është arrestuar i dyshuari B. M., i lindur në vitin 1993, shtetas i Republikës së Kosovës i cili dyshohet se me datën 15.01.2023 kishte bërë vjedhjen e arkës”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.