UBT News

Vodhi 1 mijë e 500 euro në një pompë të derivateve, një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit S.H, i cili dyshohet se më 3 mars kishte grabitur një pompë të derivateve në Prizren, ku një punëtorit ia mori 1 mijë e 500 euro.

“I pandehuri S.H., me datë 3 mars, në orët e hershme të mëngjesit në pompën e derivateve, i pandehuri me një person tjetër me kanosje e përvetësojnë në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër, në atë mënyrë që të pandehurit vendosin maskat anti – covid të veshur me xhaketa dhe kapuç ngjyrë të zezë, i afrohen viktimës, dhe i drejtohen me fjalët “mos lëviz vetëm na jep para”, viktima nga frika fillimisht i ngrit duart lart dhe jep para në vlerë prej 1.500 (një mijë e pesëqind) euro, dhe i pandehuri S.H., pasi i pranon të hollat së bashku me personin tjetër i cili është në arrati largohen në këmbë me shpejtësi”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të jepet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, po ashtu faktin se i pandehuri është kapur nga ana e organeve policore tri ditë pas kryerjes së veprës penale, si dhe duke pasur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale si dhe intensitetin e vlerës së mbrojtur, sidomos duke e marrë për bazë deklarimin fillestar të pandehurit i cili e ka pranuar kryerjen e kësaj vepre penale pasi që ka përdorur substanca narkotike./UBTNews

Exit mobile version