Policia e Kosovës ka ndaluar dy grupe të personave në Prizren dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve gjatë vitit 2018, 2019 dhe 2020, në fshatrat Lubizhdë dhe Skorobisht.
Sipas njoftimit të PK-së, dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22 mijë euro.
“Hetimet fillestare dhanë rezultatet e para dhe fillimisht u arrestuan tre persona të dyshimtë B.S, A.A dhe H.B të cilët tani gjenden në burg dhe në pritje të gjykimit. Ndërsa policia po vepronte me masa të fshehta teknike u identifikuan edhe një grup tjetër i përberë nga tre persona tjerë te cilët u intervistuan në cilësinë e personave të dyshimte. Në përgjithësi u zbuluan 7 raste të vjedhjeve në Lubizhdë dhe Skorobisht. Dëmet nga këto raste e kalojnë vlerën materiale mbi 22 mijë euro”, njoftoi PK-ja.
Policia Rajonale e Prizrenit falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe pret që në të ardhmen të thellohet edhe më tej bashkëpunimi./UBTNews