Janë arrestuar në Fushë Kosovë dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore.
Policia ka njoftuar se është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull Kosovar, pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se i ka blerë kabllot në fjalë.
Rasti është proceduar si vjedhje & blerje e mallrave apo sendeve të vjedhura.
“Rr. Aziz Abrashi, Fushë Kosovë 16.05.2022 – 12:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në hapësirat e PTK-së kanë vjedhur kabllo tokësore. Gjithashtu është shoqëruar në stacionin policor edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar pronar i një deponie hekurash nën dyshimin se ka blerë kabllot në fjalë. Në lidhej me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.