UBT News

Vodhën dhjetë ditarë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë Kosovë për vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, në fshatin Bresje të kësaj komune.

Rasti është denoncuar në polici më datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.

“Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve. Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej./UBTNews

Exit mobile version