Nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, i është bllokuar llogaria në Facebook.
Këtë ajo e ka bërë të ditur vet me anë të një postimi në Twitter. Ajo ka aluduar se Facebook-u i është mbyllur pas raportimeve që ka marrë nga përdoruesit në Serbi.
Postimi i plotë i saj në Twitter:
Ka një javë që llogaria ime në Facebook është bllokuar, për shkak të raportimeve. Ata që më kanë ndjekur në rrjetet sociale e dinë mirë sa korrekte jam në komunikimin tim publik. Mund ta imagjinoj kush më ka “raportuar”…nga fqinjësia veriore. Po këtu si e verifikuar jam.