Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar qëndrimin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi duhet të jetë i përgatitur për të përballuar një botë në ndryshim të vazhdueshëm.
Në fjalën e saj, Çitaku shprehu kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar atë se ka sjellë sanksione ndaj Kosovës pas 26 vitesh liri dhe pavarësi.
“Me administratën e parë të Trump, Kosova arriti të transformojë Forcën e Sigurisë në ushtri dhe mori njohjen nga Izraeli,” tha ajo.
“Fatkeqësisht, deputetit Albin Kurti nuk i bën përshtypje kjo. Për shkak të politikave të tij, Kosova po ndodhet sot nën sanksione nga vendet që dikur e ndihmuan në procesin e pavarësisë dhe lirisë,” shtoi Çitaku.