Ndërsa sulmet e Rusisë intensifikohen në qytetin lindor të Ukrainës, Lyman, disa po qëndrojnë, duke shpresuar t’i rezistojnë një pushtimi rus. Por të tjerët tani po largohen, duke besuar se rënia e qytetit të tyre është e pashmangshme.
“Faza e sulmit aktiv rreth Lyman po fillon. Përreth janë fshatrat Stavky, Drobyshevo dhe Zarichne dhe me sa kuptoj unë, forcat tona u dorëzuan prej tyre”, tha Oleksii Krylovskii, një qytetar 34-vjeçar që humbi shtëpinë e tij nga granatimet. “Dhe nëse hoqën dorë, do të thotë se është tepër vonë për ne”, shtoi ai.
“Në një moment të vështirë, ne e kuptojmë vlerën e jetës, të të afërmve tanë, të të dashurve tanë”, tha Pavlo Burlatschenko, 53 vjeç, i cili po përshëndetej me gruaj e tij Marina që po largohej nga Lyman.
“Unë kërkoj nga të gjithë ju që po dëgjoni të kuptoni se të dashurit tanë janë gjëja më e vlefshme. Vlerësoni çdo minutë të jetës, vlerësoni të qenit bashkë. Mundohuni ta jetoni çdo moment sikur të jetë i fundit sepse mund të mos takoheni më”./AJ/UBTNews/