Lëngu i finokut është i pasur me vlera ushqimore dhe është përdorur kryesisht në vendet e Mesdheut dhe së fundmi edhe në Shqipëri, jo vetëm si përbërës ushqimor por edhe si kurë mjekësore. Kjo bimë e famshme lufton bakteret dhe forcon sistemin imunitar. Për më tepër, të dhënat shkencore sugjerojnë se finoku ndihmon kundër anemisë dhe mostretjes.
Lëngu i finokut kombinohet mjaft mirë me lëngje të frutave dhe perimeve të tjera dhe shija e spikatur i jep nuanca thuajse ekzotike çdo lëngu tjetër. Finokun mund ta gjeni në çdo treg të Shqipërisë, por periudha më e mirë për ta blerë është gjatë verës dhe vjeshtës.
Servirja
Në varësi të madhësisë së shtrydhëses, ju do të keni mundësi ta shtrydhni zhardhokun të plotë ose ta copëtoni. Një zhardhok mesatar (sa një grusht) do të gjenerojë deri në 120 mililitra lëng. Ky racion mjafton për të marrë sasi të nevojshme ushqyesish nga finoku. Lëngun e finokut mund ta pini të plotë ose ta përzieni më lëngje të tjera.
Kombinimet më të famshme përfshijnë ato me mollë dhe xhenxhefil, karrotë dhe panxhar, kastravec, limon jeshil dhe mjaltë, portokall dhe selino ose me çdo lloj fruti dhe perime tjetër që ju pëlqen. Lëngu i finokut është një bazë ideale për lëngjet e plota të frutave dhe perimeve, ndaj atë mund ta shtoni në mikser së bashku me lëngun e portokallit, luleshtrydhet dhe bananet për të prodhuar një lëng fantastik dhe të freskët