Microsoft vlerësohet me mbi 2 trilionë dollarë. Gjiganti i softuerit arriti këtë nivel ditën e Marte më 22 Qershor përpara se të humbiste terren.
Lajmi vjen në një kohë kur kompania po prezanton Windows 11, versionin më të ri të sistemit operativ i cili prej mëse 5 vitesh ka qëndruar në Windows 10.
Vlera e Microsoft është dyfishuar në 2 vitet e fundit nxitur edhe nga kërkesa për produkte si Teams gjatë pandemisë së koronavirusit.
Që kur Nadella mori drejtimin e Microsoft, vlera e aksioneve të Microsoft është rritur me 600%. Kujtojmë se ndër lëvizjet e tij të para ishte ofrimi i aplikacioneve të Microsoft në platformat rivale të Android dhe iOS.
Më pas ofroi Windows 10-ën falas për ata që kishin një kopje legjitime të Windows 7 ose 8. Zgjeroi biznesin Azure dhe u bë më i hapur me rivalët.
Të Enjten Microsoft tha se Windows 11 do të pranojë aplikacionet Android. /PCWorld Albanian