UBT News

Vlera e pasurive të sekuestruara arrin mbi 3.7 milionë euro në tre muajt e fundit të 2024

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, janë raportuar pasuri të konfiskuara me vlerë mbi 200 mijë euro, ndërsa vlera totale e pasurive të sekuestruara në periudhën tetor-dhjetor ka arritur mbi 3.7 milionë euro në 51 raste. Ky informacion u shpalos nga Kryesuesi i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik, Shqipdon Fazliu, gjatë mbledhjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Fazliu theksoi se ka pasur një progres në procesin e sekuestrimit dhe konfiskimit, duke përfshirë edhe 28 kërkesa për shitjen e aseteve gjatë këtij tremujori. Megjithatë, ai ngriti shqetësime për dështimin e disa prokurorëve në paraqitjen e kërkesave për shitjen e aseteve, duke theksuar se ky dështim po dëmton buxhetin e shtetit dhe funksionet prokuroriale.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial miratoi rregulloren për themelimin e ekipeve të përbashkëta të hetimit dhe për organizimin e administratës së brendshme të KPK-së.

Exit mobile version