UBT News

Vlera e kredive arrin rreth 4. 8 miliardë euro me normë 6.51 për qind

Vlera e kredive bruto në fund të muajit shtator 2023 ishte 4.79 miliardë euro, e që paraqet një rritje prej 61.53 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave arriti vlerën 5.89 miliardë euro.

“Rreth 25 për qind e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5 për qind të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro)”, thuhet në raportin e fundit të BQK-së.

BQK njofton po ashtu se norma mesatare e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.51 për qind (në gusht) ka qenë 6.70%).

Sipas këtij raporti, vlera e kredive të reja në muajin shtator 2023 ka ishte 166.6 milionë euro, derisa vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro.

Ndërsa, gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shtator ishte 821.3 milionë euro.

Asetet e bankave komerciale në muajin shtator 2023 kanë shënuar rritje me rreth 67.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Në shtator 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.16 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 43.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Exit mobile version