Presidenti rus Vladimir Putin do të vizitojë Korenë e Veriut këtë javë, për herë të parë pas 24 vjetësh. Vizita e tij, që do të zgjasë dy ditë dhe fillon të martën, është një ngjarje e rrallë dhe e rëndësishme ndërkombëtare, duke pasur parasysh se Putin ka bërë pak udhëtime jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Gjatë vizitës së tij, Putin dhe Kim pritet të nënshkruajnë një marrëveshje të re strategjike, që synon të zëvendësojë dokumentet e mëparshme të nënshkruara midis dy vendeve në 1961, 2000 dhe 2001. Kremlini theksoi se kjo marrëveshje nuk është provokuese dhe nuk synon kundër vendeve të tjera, por ka për qëllim sigurimin e stabilitetit në Azinë verilindore.
Vizita e Putinit do të pasohet nga një udhëtim dy-ditor në Hanoi, ku do të forcohen lidhjet e Rusisë me Vietnamit, një tjetër shtet i qeverisur nga komunistët. Kjo vizitë pritet të sfidojë influencën e Shteteve të Bashkuara në rajon.
Ndërkohë, përgatitjet për një paradë të madhe në sheshin qendror të Phenianit janë në vazhdim, me imazhe satelitore që tregojnë ndërtimin e një tribune dhe formacionet e marshimit që praktikohen nga koreano-veriorët./UBTNews/