UBT News

Vjosa Osmani udhëton për në Francë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të udhëtojë për në Francë. Ajo të enjten dhe të premten e 11 dhe 12 nëntorit do të jetë pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris.

Forumi i Paqes në Paris e krijuar në mars të vitit 2018, çdo vit mbledh liderët botërorë e krerët e organizatave të ndryshme ndërkombëtare për të diskutuar për një mori çështjesh dhe tenton të gjejë forma të veprimit kolektiv.

Sipas faqes zyrtare të këtij forumi, tema kryesore e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.

Ndërsa tema në të cilën Vjosa Osmani do të jetë paneliste titullohet “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.

Exit mobile version