Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani u shërua nga COVID-19. Pas izolimit dyjavor, Osmani u rikthye në zyrë.
“Jam rikthyer në zyre pas një izolimi dyjavor për shkak të virusit Covid-19. Kam bërë thirrje gjithnjë, e tani pas ekperiences time dhe të familjes time me virusin, ju lutem sërish që të bëni kujdes të shtuar e të vazhdueshëm. Tashmë virusi është çdoku. Ne ishim me fat ta luftojmë virusin me sukses, por, fatkeqësisht, ky nuk është fati i të gjithëve”, shkroi ajo në Facebook.
U.d. e presidentes u ka bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat antiCOVID.
“Të gëzojmë bekimet tona duke treguar kujdes. Duke u kujdesur për veten, kujdesemi edhe për të tjerët. Prandaj, edhe njëherë: distanca, duart, maska!”, përfundoi ajo./UBTNews