UBT News

Vjosa Osmani pozitiv me COVID-19

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Osmani përmes një shkrimi në Facebook.

“Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv”, shkroi ajo mes tjerash.

Osmani njoftoi se në dy javët e ardhshme do të punojë nga shtëpia.

“Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike”, shkroi ajo./UBTNews

Exit mobile version