Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është politikania kosovare më e pëlqyer në Shqipëri: Mbi 81 për qind e qytetarëve kanë mendimin më pozitiv për të.
Znj. Osmani është edhe udhëheqësja kosovare që ka nivelin më të ulët të mendimit negativ në Shqipëri, vetëm rreth 9% e qytetarëve të Shqipërisë kanë mendim negativ për të.
Në përgjithësi, shqiptarët e Shqipërisë kanë mendim pozitiv për të gjithë politikanët më të rëndësishëm kosovarë. Pas Osmanit, Behgjet Pacolli gëzon mendim pozitiv mes thuajse 77% të shqiptarëve, dhe me radhë Albain Kurti (rreth 76%), Ramush Haradinaj (72%).
Hashim Thaçi vjen më poshtë – rreth 63% e shqiptarëve kanë mendim pozitiv për të. Por Thaçi është politikani për të cilin ka më shumë mendimin negativ – një në katër shqiptarë (25,2%) të Shqipërisë ka mendim negativ për të.
Drejtuesit e rinj të dy partive të rëndësishme kosovare LDK dhe PDK gëzojnë njohje të pakët në Shqipëri: më shumë se katër në pesë shqiptarë nuk i njohin Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin.