UBT News

Vjosa Osmani kujton Xhemajl Mustafën: Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar anëtarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa, i cili u vra para 20 vitesh, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare.

Në Facebook, Osmani shkroi se do ta kujtojnë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të rreshtin kurrë së kërkuari drejtësi për të.

“Xhema qe i veçantë, siç qe e veçantë urtia dhe sjellja e tij në politikë dhe në jetë. Ai qe guximtar i vendosur, vizionar dhe këmbëngulës në qëndrimet e tij, por i butë në sjellje, ashtu siç qe edhe Presidenti Rugova. Ai u vra pabesisht, këtu e njëzet vjet më parë, për shkak të veprimtarisë së tij politike e atdhetare. Me vrasjen e tij, Kosova e humbi një intelektual të jashtëzakonshëm, i cili e artikuloi politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe i vuri themelet e informimit të opinionit ndërkombëtar për çështjen e Kosovës. Ne do ta kujtojmë përjetësisht veprën madhore të Xhemës në shërbim të vendit e të popullit të tij dhe nuk do të reshtim së kërkuari drejtësi për të”, ka shkruar ajo në Facebook./UBTNews

Exit mobile version