UBT News

Vjosa Osmani e Albin Kurti bashkë me Viola von Cramon diskutojnë për situatën politike

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, raportuesja për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe deputeti i të gjelbërve në Bundestangun Gjerman, Manuel Sarrazin kanë diskutuar mbi situatën politike në Kosovë.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti njoftoi se ky takim u zhvillua mbrëmë, ku krahas diskutimit rreth situatës politike, u diskutua edhe për “vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës”.

“Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj. Viola von Cramon dhe deputetin e të gjelbërve ne Bundestagun Gjerman, Z. Manuel Sarrazin, mbrëmë diskutuam për një orë e gjysmë në Zoom mbi situatën politike në Kosovë, vizionin reformator socio-ekonomik e ligjor të qeverisë sonë të ardhshme pas zgjedhjeve, agjendën tonë për nxjerrjen e shtetit nga kriza e shumëfishtë, si dhe integrimin evropian e rolin e diasporës. Aktivistët shqiptarë, Muhamet Idrizi në Hamburg, me prejardhje nga Mitrovica, dhe, Emiljo Jazxhi, në Berlin e me prejardhje nga Korça, organizuan dhe moderuan këtë debat. Me miq të këtillë shtohet shpresa e rriten mundësitë për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Bashkë me Presidenten në detyrë, Znj. Vjosa Osmani, Raportuesen për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian, Znj….

Posted by Albin Kurti on Wednesday, December 30, 2020

Exit mobile version