Vjeshta është stinë që të shumtë persona nuk e duan sepse ka shi. Në ditët e para të kësaj stine, njerëzit pastrojnë shtëpinë, dollapet dhe gjithçka tjetër materiale.
Pastrimi në thelb është diçka që nuk duhet orientuar vetëm tek sendet materiale që na rrethojnë.
Ne mund të pastrojmë edhe trurin. Po, trurin!
4 hapat për një mendje të gjallëruar
Bëni një gjumë të mirë – Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin e trurit. Ai përmirëson kujtesën dhe vëmendjen.
Studimet thonë se mungesa e tij mund të shkaktojë dëmtime në tru duke shkatërruar qeliza dhe neurone të rëndësishme.
Kryeni aktivitet fizik – Të pasurit një formë të shëndetshme trupore në rini ka ndikim në aftësitë e të nxënit në moshën e mesme thotë një studim i Harvardit. Njerëzit mbipeshë pësojnë një humbje masive të volumit të trurit në moshën e tretë dhe të mëvonshme.
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse të bën më të zgjuar, thonë ekspertët.
Ushqehuni mirë – Një regjim i shëndetshëm ushqimor është i lidhur fort me shëndetin mendor. Problemet me kujtesën ndodhin rëndom si pasojë e mungesës së vitaminave të kompleksit B. Vitamina B12 është ndër më të rëndësishmet për shumë prej funksioneve nervore.
Truri ka nevojë edhe për acidet yndyrore.
Peshku, arrorët dhe farat janë ndër burimet më të rëndësishme të këtyre acideve.
Kujdesuni për stresin – Stresi është shkatërrimtar për trurin por edhe për imunitetin dhe cilësinë e gjumit e cila është kaq e nevojshme.
Ai është i paevitueshëm por i menaxhueshëm. Identifikoni burimin e stresit e përpiquni të gjeni mënyrat më të lehta për ta luftuar atë siç është meditimi por edhe frymëmarrja e thellë. Muzika është mënyrë e shkëlqyer për të hequr stresin dhe nxitur qetësinë mendore.