Threads ka vendosur të mundësojë dërgimin e mesazheve direkte (DM) për të gjithë përdoruesit e rritur, pas një periudhe testimi.
Mesazhet mund të dërgohen vetëm te ata që ju ndjekin ose me ndjekës të përbashkët në Instagram, formimi i një grupi në biseda ende nuk është i mundur, por është në zhvillim. Këto kufizime e bëjnë Threadsin ende të varur nga Instagrami, megjithatë përfaqësojnë një hap përpara krahasuar me përdorimin e inboxit të Instagramit për Threads.
Fillimisht, drejtuesit e Meta, përfshirë kreun e Instagramit Adam Mosseri, ishin kundër mesazheve direkte në Threads, por rritja e platformës – tashmë me mbi 350 milionë përdorues – ka shtyrë kompaninë të ndryshojë drejtim.
Meta po e pozicionon Threads gjithnjë e më shumë si një alternativë ndaj X (ish-Twitter), duke i dhënë prioritet bisedave dhe përmbajtjes aktuale.
Me përditësimin e ri, Threads shton edhe funksionin “highlight” për të theksuar trendet në aplikacion.