Fansat e serialit të famshëm më në fund kanë një datë për në kalendar: 18 dhjetori është dita kur sezoni i pestë i “Emily in Paris” do të publikohet në Netflix, duke sjellë sërish ngjyrat, modën dhe dramën që e kanë bërë këtë serial një hit global.
Këtë herë, historia e Emily-t do të marrë një kthesë të re dhe emocionuese, pasi ngjarjet do të zhvendosen nga Parisi magjepsës drejt Italisë së mrekullueshme. Pas hapjes së zyrës së re të agjencisë “Grateau” në Romë, Emily do të përballet me sfida dhe aventura të reja në qytetin e përjetshëm.
Magjia nuk ndalet këtu! Pjesë të xhirimeve janë realizuar edhe në Venecia, qyteti i dashurisë dhe romantikës, duke shtuar edhe më shumë hijeshi dhe elegancë në sezonin e ri. Sezoni i pestë pritet të përbëhet nga 10 episode, të cilat do të publikohen në platformën Netflix.
Ende nuk është konfirmuar nëse do të publikohen të gjitha njëkohësisht apo do të ndahen në pjesë, ashtu siç ndodhi me sezonin e kaluar.