Rachel Zegler dhe Gal Gadot duan të jenë më të bukurat nga të gjitha në “Borëbardha”, filmin e përshtatur nga një ndër filmat e animuar më të njohur. Të martën, më 3 dhjetor, Disney nxorri një trailer të plotë për risjelljen e filmit klasik të animuar të vitit 1937, me Zegler, 23 vjeç, si princesha Borëbardhë.
Traileri tregon Gadot, 39 vjeç, si njerka e Borëbardhës, e njohur si Mbretëresha e Keqe, me një pasqyrë magjike në mur dhe një mollë helmuese në mëngët e saj. Gjithashtu shfaqen shtatë xhuxhat e Borëbardhës: Bashful, Doc, Dopey, Grumpy, Happy, Sleepy dhe Sneezy.
Marc Webb drejtoi “Snoë White”, i cili përmban këngë të reja origjinale nga Benj Pasek dhe Justin Paul.
Zegler, e njohur për aktrimin dhe vokalin e saj në filma si ‘West Side Story’ dhe ‘The Hunger Games: The Ballad of Songbirds and Snakes’, këndon këngën “Waiting on a Wish” në trailer, i cili gjithashtu tregon luftën e saj kundër Mbretëreshës së Keqe për të rimarrë mbretërinë e saj.
Aktualisht duke luajtur në ‘Romeo + Juliet’ të Broadway, Zegler i tha Variety në tetor se “një nga pikat thelbësore” në këtë “Borëbardhë” është që “për çdo grua të re apo burrë të ri të kujtojë se sa i fortë është në të vërtetë.”
Regjisori Webb i tha gazetës se pse Zegler ishte e përkryer për rolin: “[Ajo] ka hir, ekuilibër dhe mirësi të natyrshme që më kujton aq shumë atë që është thelbësore për Borëbardhën.” Gadot i tha më parë PEOPLE se ky rol i ‘së ligës’ ishte diçka që ajo e merrte shumë seriozisht.
Aktorja e Wonder Woman shtoi: “Për mua ishte e rëndësishme të sigurohesha që mbretëresha të mos ishte vetëm e keqe për hir të të qenit e keqe. Ka një kompleksitet. Mes dy personazheve, është si një marrëdhënie nënë-bijë në një mënyrë të çuditshme. Kjo është ajo që i ndodh një gruaje kur ndihet sikur nuk është më relevante, çfarë mund të dalë prej saj”.
Borëbardha shfaqet në kinema më 21 mars.