UBT News

Vjedhje në një xhami në qytetin e Gjakovës

Një rast i vjedhjes ka ndodhur mbrëmë në një xhami në qytetin e Gjakovës. Një person i panjohur theu xhamat e Xhamisë së Qylit, dhe depërtoi brenda, pastaj vodhi 170 euro nga arka.

Rastin e ka konfirmuar për UBTNews zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj. Ai njofton se janë dëmtuar edhe dy dollapa dhe një kamerë e sigurisë.

“Sot me datë 23.02.2021, ankuesi ka raportuar se përmes dritares se pasme te Xhamisë se Qylit, N/N persona kanë thyer xhamin dhe përmes dritares kanë depërtuar brenda ku pastaj kane thyer edhe arkën e Sadakas (ku mblidhen te holla) dhe kanë vjedhur 170 euro, po ashtu kanë dëmtuar edhe dy dollapë dhe një kamerë të sigurisë”, ka thënë Gjurkaj.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë ka publikuar një video, ku shihet një person i panjohur që ka depërtuar brenda xhamisë./UBTNews

Exit mobile version