UBT News

Vjedhje në depon e APK-së në Istog, arrestohet një person

Një person është arrestuar mbrëmë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas Policisë, 23-vjeçari, M.H është arrestuar për vjedhje në depon e Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine-Istog.

“Me datën 01.12.2022, Stacioni Policor në Istog, ёshtё informuar nga ankuesi se ёshtё thyer dritarja e depos se Agjensionit tё Pylltarisë sё Kosovёs (APK) nё fshatin Sine- Istog, aty ku ishin tё vendosura kamerat e sigurisё. Nё vendngjarje kanё dalё njësitet relevante tё Staciont Policor nё Istog, aty ёshtё vërejtur se dritarja ёshtё hapur me forcё dhe ёshtё vjedhur DVR-i i kamerave tё sigurisё. Pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Istog, me datё 01.02.2023, me autorizimin e Gjyqtarit tё procedurës paraprake ёshtё bёrё kontroll-bastisje nё shtёpinё dhe objketet pёrcjellёse tё personit tё dyshuar: M.H. i lindur me 2000 Shqiptar/Kosovar”, ka informuar Policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Exit mobile version