Një vjedhje grabitqare ka ndodhur dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur një person i panjohur ia kishte marrë çantën në të cilën kishte pasur para dhe disa gjësende tjera”, ka informuar Policia.
Ndryshe, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.