Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri.
Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se disa persona të panjohur kanë thyer shtëpinë e një ankuesi kosovar i cili ka thënë se nga aty i janë vjedhur një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh.
“Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh. Rasti nën hetime”, njofton policia e Kosovës.