Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bardhosh në Prishtinë të hënën katër persona të maskuar kanë depërtuar në brendi të një marketi.
Sipas raportit të policisë, aty janë vjedhur një sasi e cigareve dhe 200 euro para të gatshme. Personat pas vjedhjes me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.
“Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.