UBT News

​Vjedhje e rëndë në një banesë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar se nga të dyshuar të panjohur viktimës femër kosovare i është thyer banesa ku i janë vjedhur orë dore, stoli ari dhe një çelës i veturës.

“Lidhur me rastin njësitet policore kanë arritur që ta ndalojnë veturën e dyshuar me targa te Shqipërisë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj shtetas të Shqipërisë, të cilët janë arrestuar, ndërsa gjësendet e gjetura në veturë janë sekuestruar”, thuhet në njoftim.

Tre të dyshuarit sipas policisë me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.

Exit mobile version