Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se disa persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar, nga ku kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike.
“Fsh.Vragoli-Fushë Kosovë 03.12.2023 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur orenditë shtëpiake si dhe pajisje teknike. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore . Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.