UBT News

Vjedhje brenda një vile në Rugovë të Pejës

Në Rugovë të Pejës është raportuar një rast i vjedhjes. Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë kryer vjedhje brenda vilës së tij.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e vilës së tij dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: një pistoletë për të cilën kishte leje, një DVR kamera, një TV dhe një makinë rrobalarëse”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Rasti vazhdon të hetohet./UBTNews

Exit mobile version