Është vetëdorëzuar në Polici, Kadri Shala, pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, i cili është i përfshirë në rastin e vjedhjes së mbi dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Rastin e ka konfirmuar për UBTNews, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili njoftoi se ai tani është në proces të intervistimit.
“Lidhur me rastin e poshtëshënuar, sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, deklaroi Kelani./UBTNews