UBT News

Vjedhja në AUV, Krasniqi: Dyshohet që ndërhyrja ka ndodhur nga pjesa e pasme e objektit

Policia e Kosovës njoftoi se një rast i vjedhjes ka ndodhur edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Drejtori ekzekutiv i AUV-it, Naser Krasniqi ka konfirmuar se në këtë institucion ka ndodhur një ndërhyrje e paautorizuar mbrëmë gjatë orës 00:00-04:00.

“Nuk dihet saktë nga kanë hyrë, mirëpo thuhet se kanë hyrë nga pjesa e pasme e objektit. Nuk ka ndonjë informatë për të arrestuar, shumë shpejtë do ta keni raportin e policisë”, deklaroi Krasniqi para mediave./UBTNews

Exit mobile version