Stambolli dhe Edirne ishin destinacioni kryesor i vizitave studimore të studentëve të Fakulteteve Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë dhe Dizajn i Integruar në UBT.
Studentët e këtyre drejtimeve, të shoqëruar nga profesorët: Dr. Muhamet Ahmeti, Dr. Beni Kizolli, Bard Bajqinovci dhe Dr. Ajhan Bajmaku, patën rastin të shohin nga afër vende, objekte të trashëgimisë kulturore, monumente historike dhe institucione arsimore në Turqi.
Vizita në Edirne
Studentët të shoqëruar nga profesorët vizituan objektin e projektuar nga arkitekti Mimar Sinan, si dhe u realizua një shëtitje nëpër sheshin kryesor të Edirnes, duke eksploruar objekte të ndërtuara në periudha të ndryshme historike. Vizita e Hamameve dhe e objekteve të tjera të cilat tani janë të shndërruara në tregje të mallrave të ndryshme, ishte një eksperiencë e shkëlqyeshme për studentët, të cilët u informuan më gjerësisht për trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij qyteti.
Vizita në Stamboll
Universiteti “Mimar Sinan”, shëtitje me anije në Bosfor, “Shoping Center Venecia”, Pallati “Top Kapi”, “Ayasofya”, “Dolmabahçe”, “Gallataport”, Panair i 45-të i materialeve dhe Akuariumi “Aqua Florya”, ishin vendet më interesante të cilat u vizituan nga studentët dhe profesorët e UBT-së, duke u informuar më gjerësisht rreth infrastrukturës dhe planifikimit urban dhe krijuar një eksperiencë të re e cila do t’ju ndihmojë në aspektin profesional.
Vizita në Universitetin “Mimar Sinan” u zhvillua me mundësinë e studentëve për të ndjekur procesin mësimor në disa lëndë, teksa këta të fundit u mirëpritën nga stafi përgjegjës në këtë universitet, të cilët njëherit shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me UBT.
Pastaj u vazhdua me vizitën në “Shoping Center Venecia” – një kompleks i dizajnit arkitektonik përbëhet nga njësi rezidenciale luksoze, zyra dhe tregje të ndryshme tregtare, duke e bërë atë një mjedis rezidencial vërtetë të integruar. Studentët patën mundësinë të inspirohen me këtë objekt, si nga përzgjedhje e materialeve, harmonizimi i materialeve në mes veti dhe një llojllojshmëri të interierit dhe eksterierit.
Është vizituar edhe panairi i materialëve ndërtimore i 44 me radhë që mbahet një herë në vit, si një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishmit në Evropë. Gjatë kësaj vizite studentët patën mundësi të njihen me materialet e ndryshme inovative të cilat janë duke u aplikuar në projekte të ndryshme.