Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka realizuar një takim të rëndësishëm me gazetarin Vehbi Bajrami.
Në këtë takim, Rektori Hajrizi shprehu falënderimin e tij ndaj gazetarit Bajrami për kontributin e tij të vazhdueshëm në promovimin dhe përhapjen e kulturës dhe identitetit shqiptar në botën shqiptaro-amerikane. Ai vlerësoi rolin e rëndësishëm të gazetarisë në ruajtjen dhe përhapjen e vlerave kulturore dhe edukative të komunitetit shqiptar në ShBA.
Rektori Hajrizi gjithashtu ka takuar personalitete të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare, me të cilët ka diskutuar për mundësitë e shkëmbimit të ideve dhe të bashkëpunimit në të ardhmen.