UBT News

Vizita e Terras në Prishtinë, BE konfirmon angazhimin për Kosovën

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, po zhvillon një vizitë zyrtare në Prishtinë.

Lajmin ai e ka ndarë përmes një postimi në platformën X, ku thekson se BE-ja mbetet e angazhuar fuqishëm ndaj Kosovës, si në nivel lokal ashtu edhe në atë të Brukselit.

Orav ka theksuar se vizita e Terrasit vjen në një moment me perspektiva të reja për vendin, përfshirë mundësitë që ofron Plani i Rritjes i BE-së.

E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.

 

Exit mobile version